Ky është Arben Halimi nga fshati Qirez i Skenderaj që humbi jetën në vetaksidentin në Mazgit

Date:

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në segmentin afër autostradës, në Mazgit, ku u rrokullis një kamion.

Burimet e rajoni.org kanë pohuar se personi që humbi jetën është, Arben Halimi nga fshati Çirez i Komunës së Skenderajt.

Lajmin e kanë publikuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjetin social “facebook”.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë – kamion, i cili është rrokullisur”, ka deklaruar Kelani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related