Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes

Date:

Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë me ndjekësit një nga ritualet më të hershme mesdhetare për detoks, tretje dhe balancim të trupit: kombinimin e vajit të ullirit extra të virgjër me lëng limoni të freskët, të konsumuar esëll çdo mëngjes. Ajo e quan këtë përzierje “eliksir biologjik” me efekte të shumta në mëlçi, zorrë, sistemin imunitar dhe metabolizëm.

Sipas Dosti, ky kombinim stimulon mëlçinë dhe ndihmon në detoksifikim, falë përmbajtjes së oleuropeinës dhe polifenoleve në vajin e ullirit, të cilat mbrojnë qelizat nga oksidimi. Lëngu i limonit, ndërkohë, ndihmon në aktivizimin e enzimave hepatike dhe pastrimin e toksinave të akumuluara gjatë natës.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është rregullimi i lëvizshmërisë së zorrëve dhe balancimi i aciditetit të stomakut, duke ndihmuar kështu edhe në zbutjen e kapsllëkut kronik. Përveç kësaj, kombinimi i vajit të ullirit me limon ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL), sipas studimeve të Harvardit.

Ky “shot” natyral njihet gjithashtu për efektin anti-inflamator, ndihmën në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirësimin e metabolizmit të karbohidrateve. Falë përbërësve antioksidues, ai konsiderohet si një eliksir që ndihmon trupin të pastrohet, lëkurën të ndriçojë dhe energjinë të qëndrojë e qëndrueshme gjatë ditës.

Diola rekomandon që ky ritual të kryhet esëll, çdo mëngjes, për rezultate të ndjeshme në trup dhe mirëqenie.

https://www.instagram.com/reel/DQBf8eOCJ9T/?l=1

/Prive By Liberta Spahiu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

The Government Allocates €500,000 for Albanians in the Middle East

During an electronic meeting held on Friday, the Government...

“From the guys of Fier…” / Which resident received 44 roses as a gift by parachute?

Edisa was surprised today by a parachute that dropped...

Iranian Ambassador to the UN: Our Missiles Can Strike Europe

“Our missiles can strike Europe.” This was the warning...

Jul Deda: Big Brother VIP Albania’s Strongest Player from Kosovo is Meriton Mjekiqi

Two full years have passed since the grand finale...