Ludo Lee, banori që nuk po i kursen askënd brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, nuk ka kursyer as “shigjetat” drejt panelit të opinionistëve.
Në një bisedë që po bën xhiron e rrjetit, Ludo ka vënë në shënjestër këngëtaren dhe opinionisten e BBVK, Leonora Jakupi, duke vënë në dyshim peshën e fjalës së saj brenda këtij formati.
Gjatë një diskutimi me Lundrimin, kur ky i fundit e pyeti nëse e kishte dëgjuar mendimin e Leonorës, Ludo u përgjigj me një dozë të fortë skeptiizmi:
“Çka din bre Leonora.. Kurrë s’u kon n’Big Brother, mos bo hajgare!”.
Ndonëse ai u mundua të tregonte një lloj respekti për figurën e saj si artiste, duke thënë se ka histori të madhe dhe e mban mend që nga koha e këngës “Drenica ka lind veç trima”.
Ky koment tregon qartë se Ludo e sheh Leonorën më shumë si një figurë të së kaluarës muzikore sesa si një autoritet që mund të gjykojë lojën e tij brenda shtëpisë.
Tashmë e gjithë vëmendja është te reagimi i Leonorës; a do ta kalojë ajo këtë koment me sportivitetin e një dive, apo do t’i kthejë një përgjigje “thumbuese” gjatë spektaklit live, duke i treguar Ludos se për të qenë opinionist i mirë nuk duhet domosdoshmërisht të kesh qenë banor?
https://www.tiktok.com/embed/v2/7603013492387351816?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fwww.kosovarja-ks.com%2Fcka-din-bre-leonora-ludo-lee-nuk-e-kursen-leonora-jakupin%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawPxgExleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR5uJ1oz4sj1TwdMy6kRggMzRBpcxGTVZp2rT73B31NfnYP_HINVegehTedV3A_aem_vcS7bb0GwZzbGc-IrbLLJg


