Gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova, Alba ka shprehur hapur ndjenjat e saj ndaj Limit, duke prekur publikun me fjalët e saj.
Ajo tha se dashurinë e tij e ka ndjerë me vepra, duke theksuar se “Limi ka bërë gjithçka për mua”. Alba shtoi se edhe në momentet më të vështira të tij, ai ka menduar për të dhe nuk e ka lënë asnjëherë pas dore.
Kjo deklaratë emocionale ka ngritur edhe më shumë diskutim për raportin mes tyre, shkruan Kosovarja.


