Keqpërdorimi i votave në Prizren, Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar me vite

Date:

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave në Prizren, i cili u shpreh i zhgënjyer me situatën.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka shkruar se çdo tentim për tjetërsim të votës përbën cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të lirë të qytetarëve, të demokracisë zgjedhore dhe të vetë demokracisë së brendshme partiake.

Tutje ai në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.

“Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona”, u shpreh Totaj.Totaj ka siguruar qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës do ta mbrojë vullnetin e votuesit dhe demokracinë në Kosovë, duke vepruar, siç ka thënë ai, me vendosmëri dhe përgjegjësi për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

The U.S. destroys 16 Iranian vessels that were mining the Strait of Hormuz, footage released

U.S. forces have attacked 16 Iranian vessels that were...

Tahiri: Albin Kurti Should Feel Proud to Be Living in the Era of Hashim Thaçi

The figure of the former President of Kosovo, Hashim...

“Selini’s father in prison?” – Rogert’s accusations leave everyone speechless

Selini and Rogert became part of a debate today...