Lajçi: Albin hapi sytë njihi hajnat, ta kanë pi duhanin fshehtas të gjithë ministrat

Date:

Aktori Çun Lajçi ka kërkuar sot nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje “t’i kap frerët në dorë”.

Lajçi ka thënë se Kurti është mashtruar nga njerëzit e partisë së tij duke theksuar se aty ka hajna.

I shqetësuar për popullin e Kosovës, Lajçi ka thënë se janë ngopur me fjalë dhe tani duan vepra.

Postimi i plotë:

Albin,

kapi frerët dhe kqyre popullin që po i han dhimbjet e veta!

Se ishin kundër teje – e pamë.

Që vazhdojnë me qenë kundër teje – po e shohim.

Që do të ecin përballë teje, tue të vu prita n’rrugë – kjo s’ka dyshim se ka me ndodhë.

Asgja e papame. Asgja e pazakontë.

Kur nji pishë rritet me hov e ia kalon majës së kërshit, myshqet ngjiten n’lëvoren e saj e përpiqen me e thanë.

Kështu ndodh edhe me njeriun që ka ma shumë se të tjerët në krye – mend, vizion dhe guxim për me e mbajtë qafën drejt.

S’po e them unë.

E ka thanë nji njeri i madh:

kur lind gjeniu, idiotët bashkohen, i dalin përpara e përpiqen me ia lakue rrugën.

Kjo ndodhi.

Kjo po ndodhë.

Dhe kjo ka me ndodhë edhe me ty.

Por tani asht koha tjetër.

Kapi frerët n’dorë.

Ata që t’kan dalë prej dore, ktheji n’vijë.

Mos e zbut zemrën ndaj njeriut tand që punon për xhepin e vet e jo për shtetin.

Të tillë ke mjaft n’oborrin e partisë tande e n’Kuvendin e Kosovës.

Ta kanë pi duhanin msheftas të gjithë ministrat, pa dallim, madje edhe shumë të tjerë.

T’kan mashtrue.

Mos u mashtro ma.

Hapi sytë tani kur duhet t’ia nisësh nga fillimi.

Se nuk mjafton veç mos me qenë hajnë.

Duhet me i njohë hajnat.

Duhet me pre egjrën.

Shëndetësia asht n’kollaps.

Kultura asht kalbë.

Arsimi ka zbritë deri te alfabeti.

Vetëm Ushtria ka mbetë sy shqiponjë!

Kapi frerët dhe kqyre popullin

që po i han dhimbjet e veta n’mungesë ilaçesh,

që n’mungesë lekësh po i numëron ditët e jo shpresat.

Gjithçka asht ba boll.

Tash s’na duhesh veç i pastër.

Na duhesh i fortë.

Jo me fjalë, se me fjalë u ngimë.

I fortë na duhësh, për me e këputë hajninë n’oborrin tand.

I fortë me i dhanë popullit bukë me hangër.

Se lirinë e gjetëm këtu. Do Adema na e sollën!

Por lirisë i duhet edhe bukë.

Edhe ujë.

Edhe pak krypë.

Edhe pak sheqer.

Liria pa bukë, Albin, asht veç fjalë.

E ti duhesh me e kujtue se si po jetojmë –

tue shpresue për nji të ardhme ma të mirë.

S’ka ma lavde, djalosh.

Kamxhiku asht për të gjithë ata që çojnë krye.

16.01.2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...

Trump: If Iran has placed mines in the strait, we want them removed – NOW!

After media reports that Iran has begun placing mines...

Kosovo Faces 6% Inflation in February

The Kosovo Agency of Statistics (ASK) has published the...