Humb jetën polici me bashkëshorten, detaje nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër

Date:

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër të Shqipërisë ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh nga Puka ndërsa u lënduan një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën efektiv i Policisë së Shtetit Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij Elona Florini me profesion mësuese.

Për nxjerrjen e trupave nga automjeti i aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të lënduar kanë mbetur një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç të cilët ndodheshin në automjetin tjetër, raporton Euronews.al.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin Petrit Florini.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Tags: Aksidenti aksin bashkeshorten humbjeten Lezhe-Shkoder Polici rende

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...

Trump: If Iran has placed mines in the strait, we want them removed – NOW!

After media reports that Iran has begun placing mines...

Kosovo Faces 6% Inflation in February

The Kosovo Agency of Statistics (ASK) has published the...