Ja si reagon Monika pas krahasimeve që po i bëhen në rrjet

Date:

Shpërndaje 

Monika Kryemadhi, tashmë në rolin e ri si opinioniste në “Big Brother VIP Albania”, mori vëmendjen maksimale mbrëmjen e së shtunës gjatë natës së parë “Prime”.

E shfaqur në top formë, me një fustan të zi elegant dhe një “look” të kuruar deri në detaje, Kryemadhi u komentua gjerësisht për pamjen e saj.

Megjithatë, rrjeti nuk vonoi të “gërmonte” në arkiva. Menjëherë pas spektaklit, filluan të qarkullonin me shpejtësi foto të vjetra të saj, veçanërisht një imazh nga viti 2000, duke e krahasuar me pamjen e sotme për të evidentuar ndryshimin drastik ndër vite.

Por, opinionistja ka vendosur të mos e injorojë këtë situatë, duke reaguar publikisht me shumë vetëbesim dhe nostalgji. Përmes një postimi në Instagram, Monika ka publikuar vetë një kolazh që përfshin vitin 1995, 2000 dhe 2025, duke dhënë shpjegimet përkatëse për secilën periudhë.

Për foton e shumëkomentuar të vitit 2000, ku ajo shfaqet me flokë të kuqe dhe më e mbushur në fytyrë, Kryemadhi ka sqaruar kontekstin emocional dhe fizik të asaj kohe: “’00 pas lindjes së Besarit”, duke lënë të kuptohet se ishte një periudhë pas shtatzënisë.

Ndërsa për pamjen e saj aktuale në vitin 2025, ajo ka vetëm dy fjalë që mbyllin çdo diskutim: “Zero pishmane”.

Monika e ka mbyllur reagimin e saj duke falënderuar ata që i rikthyen në vëmendje këto imazhe, duke i cilësuar si momente të çmuara: “Faleminderit që më kujtoni kohëra të bukura të jetës time”, shkruan ajo, duke dëshmuar se ndihet mirë me çdo etapë të jetës së saj, pavarësisht komenteve në rrjet. /Prive

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

“Is Egli Tako in a relationship with the former Big Brother contestant?”

Egli Tako seems unable to escape the curious eyes...

Breaking News: Alush Kastrati Found After Being Missing Since March 7

The elderly man Alush Kastrati has been found by...

Osmani Requested a “Trepça” Mineral Stone to Gift to President Trump, Government Refused to Provide It

On the 18th anniversary of Kosovo’s declaration of independence,...

This is the staggering amount Elijona gets paid for an advertisement

The runner-up of the fourth edition of Big Brother...