AUV largon nga tregu qumështin ‘Aptamil’

Date:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian dhe Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim për një rrezik serioz që lidhet me produktin ushqimor qumësht APTAMIL.

Sipas njoftimit të AUV, në këtë produkt është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, e cila mund të paraqesë rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu.

“Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftimin e AUV.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimor”. /Insajderi.org/

Aptamil AUV bacillus cereus Union SHPK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Miri’s statement about Selina prompts reaction from his wife

The latest Prime of Big Brother VIP Albania has...

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...