BE mbyll kapitullin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen në janar

Date:

Bashkimi Evropian ka vendosur t’i heqë tërësisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, proces që pritet të përmbyllet në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për media pas përfundimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, të mbajtur në Bruksel.

Osmani tha se ky vendim është konfirmuar drejtpërdrejt nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas saj, një pjesë e masave tashmë është hequr, ndërsa pjesa e mbetur do të shfuqizohet plotësisht në fund të janarit.

Presidentja theksoi se gjatë takimeve intensive me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian është arritur dakordim për zhbllokimin gradual të masave dhe fondeve financiare.

“Një pjesë shumë e madhe e fondeve do të lirohet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër në fund të janarit, paralelisht me heqjen e plotë të masave”, u shpreh Osmani.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian të martën ka ndërmarrë hapin e parë konkret duke hequr një pjesë të masave të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023. Sipas një letre zyrtare të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman, janë liruar mjetet financiare për katër projekte të rëndësishme. Ky vendim lidhet me atë që BE-ja e ka vlerësuar si “transferim të rregullt dhe demokratik të pushtetit lokal në komunat veriore”, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin tetor.

Heqja graduale e masave është konfirmuar edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka bërë të ditur se si rezultat i këtij vendimi, Kosova pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro ndihmë financiare në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një postim në platformën “X”, Von der Leyen e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm pozitiv për Kosovën dhe për procesin e integrimit evropian të rajonit. Ajo ka theksuar se BE-ja është e përkushtuar të vazhdojë me heqjen e plotë të masave dhe të mbështesë Kosovën financiarisht.

“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Janë planifikuar 216 milionë euro ndihmë financiare, nga të cilat 205 milionë euro synojmë t’i lëshojmë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Von der Leyen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Miri’s statement about Selina prompts reaction from his wife

The latest Prime of Big Brother VIP Albania has...

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...