Shahini: Buxheti i propozuar sot është elektoral i LVV-së, njëjtë mund ta bëjnë të gjitha partitë politike

Date:

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka ironizuar me propozimin e qeverisë Kurti për buxhet, duke thënë se kreu i saj për ngecje të tilla po fajëson popullin që nuk e ka votuar sa ka kërkuar dhe opozitën që nuk po ia bën numrat për qeverinë Kurti 3.

Për Shahinin, buxheti i propozuar sot nga qeveria në detyrë mund të shihet vetëm si një propozim i një partie, në këtë rast LVV-së, e që mund ta bëjnë edhe partitë e tjera politike, e më pas populli në zgjedhje të vendosë kujt me i besu.

“Buxheti i propozuar sot nuk mund të themi se është nga një qeveri funksionale, për arsye se të gjitha këto vendime kaq të mëdha duhet t’u nënshtrohen procedurave, e që momentalisht nuk mund të ndodhë asnjë nga to, siç është kalimi i buxhetit në komisione parlamentare e më pas votimi në parlament. Askush nuk është kundër që buxheti të jetë katër miliardë euro, por duhet të tregohet se kah do të vijnë ato mjete. Ky është vetëm një propozim që duket bukur dhe asgjë më shumë”, ka thënë Shahini.

Kreu i AKB-së ka folur edhe për investimet kapitale të planifikuara për vitin 2026, por edhe për ato që nuk u realizuan, edhe pse u premtuan gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Government’s Concession on the Law on Foreigners, Rama Reacts: Western Balkans in the EU Is Not Charity

Prime Minister Edi Rama has reacted regarding the implementation...

Envelope in BBVA: Gimbo Reads the Decision of “Big Brother”

After a week filled with intense debates, threats, and...

Good news: The Government allocates 1.6 million euros for these citizens

The Government of Kosovo held an electronic meeting on...