Xheneta Fetahu shkëlqen në fotot e reja por nuk i kursen komentet pikante: Hater-at janë…

Date:

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram falë një serie fotosh të reja, ku shfaqet më e bukur dhe më elegante se kurrë.

Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me mëngë të gjata, që i jep një pamje moderne dhe të veçantë.

Fustani kishte një detaj të veçantë në dizajn, që nxirrte në pah linjat e saj trupore dhe siluetën elegante.

Flokët e stiluar gjysmë të kapura dhe fjongoja e vendosur në kokë i shtonin pamjes një prekje të ëmbël dhe lozonjare, duke kompletuar një look të rafinuar dhe plot stil.

Veç pamjes, ajo që tërhoqi vëmendje ishte edhe mbishkrimi që Xheneta zgjodhi për postimin:

“Hater-at janë fansa me trauma”, një mesazh i qartë për të gjithë ata që nuk kursejnë komentet negative.

Fotot e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat që e komplimentuan për stilin dhe qëndrimin e saj të sigurt./ TAR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Three Conditions from Iran for Ending the War

The President of Iran, Masoud Pezeshkian, presented three demands...

Edon Zhegrova becomes a father for the first time.

Kosovo and Juventus footballer Edon Zhegrova has experienced one...

Mateo Puts Miri in an Awkward Position: “Would You Leave Your Wife for Selina?”

A heated argument broke out today (Thursday) between Miri...