Shqipëri – Disa fëmijë e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë në Bulqizë

Date:

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.

Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë që babai i të riut kishte denoncuar humbjen e djalit në organet e Policisë.

Njoftim i Policisë – Bulqizë / Informacion paraprak

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga verifikimet, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Miri’s statement about Selina prompts reaction from his wife

The latest Prime of Big Brother VIP Albania has...

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...