Kosovarit në Tovarnik të Kroacisë i gjenden 11 pushkë automatike të fshehura

Date:

Zyrtarët doganorë të Njësisë për Mobilitet në Vukovar kanë parandaluar kontrabandimin e 11 armëve automatike në pikën kufitare Tovarnik, në lindje të Kroacisë, afër kufirit me Serbinë.

Gjatë një kontrolli me rreze X të një kamioni për transport të automjeteve, më 31 maj 2025, u zbuluan struktura të dyshimta në njërën nga veturat e ngarkuara në mjet.

Pas kontrollit të detajuar, autoritetet doganore zbuluan 11 pushkë automatike dhe municion përkatës të fshehur në automjetin e dyshimtë.

Kamioni me targa të Kosovës po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ishte në rrugë nga Republika e Kosovës drejt Zvicrës, duke transportuar disa automjete të përdorura.

Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të posedimit, prodhimit dhe furnizimit të paautorizuar me armë dhe lëndë plasëse, siç përshkruhet në nenin 331, paragrafi 3 të Kodit Penal të Kroacisë, Stacioni i Policisë Kufitare në Tovarnik do të paraqesë kallëzim penal ndaj shoferit dhe pasagjerit. /indexHR/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...