U raportua se bosi i heroinës i arrestuar sot është i afërt me VV’në, Çitaku: Të përlyer në afera, e rrezikshme për shoqërinë

Date:

Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bosi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili, sipas Paparacit, del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.

Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e numërta të këtij aksioni I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.

Sipas Paparacit, Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën. Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie. Bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.

Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë. Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.

Lidhur me këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e cila tha se “Lëvizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

Ajo ka theksuar se kjo situatë nuk përbën vetëm hipokrizi politike, por një rrezik serioz për shoqërinë kosovare.

“Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë. Marri e papërshkrueshme,” ka përfunduar reagimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...