Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një shtëpi në rrugën “Mustafë Xhigolli” në Ferizaj, ku sipas Policisë, janë grabitur stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se një i dyshuar 25-vjeçar është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”. Njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës. I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë”.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.
arrestohet një i dyshuarVidhen stoli ari me vlerë 10 mijë euro në Ferizaj

