back to top
November, 10, 2025
spot_img
BallinaLajmeVdes punëtori që u rrëzua në vendin e punës, Gjykata lë në...

Vdes punëtori që u rrëzua në vendin e punës, Gjykata lë në arrest shtëpiak pronarin nga Skenderaj, Naser Deliu

- Advertisement -

Ka vdekur 23 vjeçari që u rrëzua nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor. Biznesmeni nga Skenderaj, Naser Deliu, bashkëpronar i kompanisë ndërtimore “Valoni Titan”, është vendosur në arrest shtëpiak për një muaj lidhur me këtë rast.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga komuna e Vitisë.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -