Në Skenderaj arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Në orët e mbrëmjes një njësi policore e Stacionit Policor në Skenderaj kishte ndalur një automjet dhe gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, te shoferi kanë gjetur një sasi të dyshuar narkotike me peshë 15.8 gram.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *