Gjykata ja vazhdon paraburgimin Arianit Sllamnikut

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i kësaj gjykate Sabit Shkodra.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin tek fëmijët.

Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.

Arianit Sllamniku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *