back to top
November, 13, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiNdalesa e ndryshimit – Stacioni policor me “shije” të Radoiçiqit (VIDEO)

Ndalesa e ndryshimit – Stacioni policor me “shije” të Radoiçiqit (VIDEO)

Zotshpillëkun ia morën, por pronën nuk do të ia prekin.

Bile, shija me të cilën u rregullua vila super lukesoze e prirësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq, pranë liqenit të Ujmanit, do të mbetet po e njëjta.

Ish-nënkryetarit të Listës Serbe, do ti ruhen edhe banesa, restoranti e edhe dhjetëra makina që iu morën në shfrytëzim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë ekziston një vendim.

Vila tashmë është vendosur të bëhet stacion policie për njësinë me barka që kontrollojnë kufirin, derisa për objekte e tjera që iu morën të shumë kërkuarit serb, do të vendos Xhelal Sveçla.

Ndonëse kohën për sa do ti përdorë nuk e ka të kufizuar, marrjen e tyre përgjithmonë po duket larg.

Kapja e Milan Radoiçiqit, vazhdon të mbetet sfidë për organet e sigurisë në vend, i cili përveç si lideri i grupit që sulmuan Kosovën në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, u kërkua edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Pasuria e të kërkuarit edhe përmes INTERPOL, është hetuar edhe nga Prokuroria Speciale, dhe është shkruar gjer e gjatë në aktakuzën 158 faqëshe që e ngriti ky institucion për të dhe 44 bashkëpunëtorët e tij.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit