Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Vendasit janë në vendine shtatë me 15 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti rendit e katërta me 20 pikë.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Ferizajit dhe Dritës.
”Intelektualët” ndajë kreun e tabelës së bashku me Ballkanin dhe Malishevën me nga 22 pikë, ndërsa Ferizaji ka 14 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.
13:00.