back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHamza takon punëtorët e sektorit privat në Prizren: Më shumë të ardhura...

Hamza takon punëtorët e sektorit privat në Prizren: Më shumë të ardhura për ju, më pak taksa për bizneset

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar qumështoren ABI në Prizren, ku ka diskutuar me punëtorët e sektorit privat.

Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët.

“Bizneseve, më pak taksa! Punëtorëve, më shumë të ardhura. Unë jam i përkushtuar që ta lehtësojmë të bërit biznes. Lehtësirat për bizneset do të shndërrohen në përfitime për punëtorët e sektorit privat. Këtë ua thashë sot edhe punëtorëve të ABI-it në Prizren”, ka shkruar Hamza.

Kandidati i PDK–së për Kryeministër ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

“Fokusi im janë gjithmonë punëtorët, të cilët me përkushtim punojnë dhe i mbajnë familjet e tyre. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit