Share
Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka vdekur në vendin e tij të punës.
Është mësuar se personi që humbi sot jetën në vendin e tij të punës është Agim Muqaj rreth 57 vjeçar.
Nga informacionet e para thuhet se punëtori ishte pjesë e një kompanie “Call Center” ku edhe gjeti vdekjen.
Muqaj dyshohet se u gjet i shtrirë në dyshemen e vendit ku punonte dhe se vdekjen e viktimës e konstatuan mjekët në vendngjarje.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.