Gazetari Astrit Gashi ka publikuar një foto të Urës mbi lumin Ibër në vitin 2000 me ushtarë të KFOR-it të stacionuar duke e krahasuar me stacionimin e sotëm të tyre, shkruan Mitrovica SOT
Gashi tha se shpreson që nuk po shkojmë drejt një mbylle të hekurt si ajo e para 20 vitesh, duke shtuar se shtimi i sotëm i forcave të KFOR-it duket paralajmërim ogurzi.
Postimi:
Kjo eshte Ura e Ibrit ne vitet 2000. Shpresoj se nuk po shkojme drejt nje mbyllje te hekurt si kjo ose ngjashem, perderisa synuam hapjen e plote te saj.
Fatkeqesisht shtimi i pranise se KFOR’it sot me automjete dhe ushtare, me duket nje paralajmerim ogurzi, qe shpresoj shume se nuk do te behet realitet.
Nje pamje e tille do te me merziste edhe me shume tash, sikur edhe atehere, 20 e kusur vite me pare, kur shpesh si gazetar kam raportuar nga atje.