back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiGazetari Astrit Gashi publikon foto të Urës në vitin 2000: Shpresoj se...

Gazetari Astrit Gashi publikon foto të Urës në vitin 2000: Shpresoj se nuk po shkojmë drejt një mbyllje të hekurt si kjo

Gazetari Astrit Gashi ka publikuar një foto të Urës mbi lumin Ibër në vitin 2000 me ushtarë të KFOR-it të stacionuar duke e krahasuar me stacionimin e sotëm të tyre, shkruan Mitrovica SOT

Gashi tha se shpreson që nuk po shkojmë drejt një mbylle të hekurt si ajo e para 20 vitesh, duke shtuar se shtimi i sotëm i forcave të KFOR-it duket paralajmërim ogurzi.

Postimi:

Kjo eshte Ura e Ibrit ne vitet 2000. Shpresoj se nuk po shkojme drejt nje mbyllje te hekurt si kjo ose ngjashem, perderisa synuam hapjen e plote te saj.

Fatkeqesisht shtimi i pranise se KFOR’it sot me automjete dhe ushtare, me duket nje paralajmerim ogurzi, qe shpresoj shume se nuk do te behet realitet.

Nje pamje e tille do te me merziste edhe me shume tash, sikur edhe atehere, 20 e kusur vite me pare, kur shpesh si gazetar kam raportuar nga atje.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit