Eni Koçi, këngëtarja e njohur shqiptare, vazhdon të dëshmojë se amësia nuk kanë asnjë ndikim negativ në pamjen e saj të jashtme.
Megjithëse tani mban epitetin e nënës, Eni ka ruajtur një formë trupore për t’u admiruar, duke mbetur një nga figurat më atraktive të skenës muzikore shqiptare.
Këngëtarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto që ka marrë vëmendje të madhe
Në këtë postim, Eni është shfaqur e veshur me bikini, duke treguar linjat e saj trupore të përkryera
Fotografia, e cila shfaq këngëtaren në një moment relaksi, është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vlerësuar fizikun e saj dhe disiplinën që ajo ruan për të mbajtur një formë të tillë.
Kjo nuk është hera e parë që Eni ndan me publikun momente të tilla, por çdo herë ajo arrin të mahnisë me elegancën dhe natyralitetin që e karakterizon. Postimet e saj janë një dëshmi e fortë se kujdesi për trupin dhe vetja janë një prioritet për të, pavarësisht përgjegjësive të reja që jeta si nënë sjell.
Shiko foton: