“Mos e hap më këtë temë…”, Dj Gimbo ndalon Rogertin të flasë për vdekjen e vëllait të Gjestit..

Date:

Shperndaje

Një moment i ndjeshëm ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku Rogerti ka përmendur një nga temat më delikate që lidhen me jetën personale të Gjestit, duke vënë në siklet DJ Gimbon.

Rogerti, banor i këtij edicioni të BBVA, ia ka kujtuar DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit, duke qenë se Gëzim Blakaj, emri i vërtetë i DJ Gimbos, është mik i ngushtë i këngëtarit dhe ka qenë pranë tij në çdo moment të rëndësishëm të jetës dhe karrierës.

Biseda mes tyre u zhvillua para kamerave dhe mori menjëherë vëmendjen e publikut, pasi DJ Gimbo u shpreh qartë se nuk dëshironte të hapej kjo temë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rogerti“Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.”

DJ Gimbo“Leje bre vëlla.”

Rogerti“Më ka ardhur shumë keq.”

DJ Gimbo“Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.”

Reagimi i DJ Gimbos u pa nga publiku si një përpjekje për të ruajtur privatësinë dhe respektin ndaj dhimbjes së mikut të tij, duke theksuar se jo çdo histori personale duhet të trajtohet në sy të kamerave.

Kujtojmë se edicioni i kaluar i Big Brother VIP Albania u fitua nga Gjesti, një periudhë që përkoi me një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait, Gjesti u tërhoq nga muzika dhe nga vëmendja publike.

Megjithatë, sipas burimeve pranë tij, këngëtari pritet të rikthehet shumë shpejt me projekte të reja muzikore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Artani and Brikena: A Heated Clash in Big Brother VIP Albania

Today, the house of “Big Brother VIP Albania” turned...

“Is Egli Tako in a relationship with the former Big Brother contestant?”

Egli Tako seems unable to escape the curious eyes...

Breaking News: Alush Kastrati Found After Being Missing Since March 7

The elderly man Alush Kastrati has been found by...

Osmani Requested a “Trepça” Mineral Stone to Gift to President Trump, Government Refused to Provide It

On the 18th anniversary of Kosovo’s declaration of independence,...