Kurti: Kosova masat më të mëdha financiare s’i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita

Date:


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit të vendosura në qershorin e vitit 202.

Kurti ka theksuar se këto masa ishin të padrejta qysh në fillim, por ka thënë se nuk kanë qenë asnjëherë “të hidhëruar” me BE-në, por të përkushtuar në rrugën drejt integrimit.

Por, sipas Kurtit, Kosova masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-js, por siç tha ai nga opozita parlamentare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar ndaj BE-së, por kemi qenë të përkushtuar në rrugën drejt integrimit, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë dhe kampionë të vlerave demokratike.

Por më duhet të ju them edhe diçka. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita parlamentare.

Në muajin e kaluar përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Kosovës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurove dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsejt, në mungesë të vullnetit dhe të votës së opozitës. Andaj, uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konsitutimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heqë masat Kosovës”, tha ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...