Arrestohen disa zyrtarë përfshirë një ish- ministër, Sveçla e jep lajmin: Kanë keqpërdorur detyrën duke kryer shpronësime

Date:

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të shtetit të dyshuar për keqpërdorime.

Sveçla tha se është arrestuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, me iniciale  F. I.

Sipas tij arrestimet kanë ndodhur për keqpërdorim të detyrës duke kryer shpronësime.

Postimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar.

Përgëzoj institucionet për këtë sukses të radhës në luftën pa kompromis kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Artani and Brikena: A Heated Clash in Big Brother VIP Albania

Today, the house of “Big Brother VIP Albania” turned...

“Is Egli Tako in a relationship with the former Big Brother contestant?”

Egli Tako seems unable to escape the curious eyes...

Breaking News: Alush Kastrati Found After Being Missing Since March 7

The elderly man Alush Kastrati has been found by...

Osmani Requested a “Trepça” Mineral Stone to Gift to President Trump, Government Refused to Provide It

On the 18th anniversary of Kosovo’s declaration of independence,...