Bajrami: Kurti ua rriti çmimin e rrymës për 300% bizneseve vendore

Date:

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj politikave të qeverisë udhëhequr nga Albin Kurti.

Bajrami ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe të tatimit në pronë për bizneset vendore.

“Albini Kurti ua rriti bizneseve vendore çmimin e energjisë 300%, ua rriti tatimin në pronë dhe tani u thotë: ‘vendosa që ju t’ua rritni pagat punëtorëve”, ka shkruar Bajrami.
Ajo theksoi se kostot e larta nuk përkthehen në përmirësim të pagave për punëtorët.

Hykmete Bajrami, kujtoi grevën e një viti më parë të grave që punonin për një kompani private që mirëmbante ndërtesën e Kuvendit dhe kërkonin pagën minimale prej 350 euro:

“Mbajtën grevë më shumë se dy muaj, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, dhe sot shumica e tyre janë pa punë.”

Bajrami thekson se këto gra “lexojnë sot statusin e Albin Kurtit për pagën minimale dhe kanë të drejtë vote më 28 dhjetor,” duke sugjeruar se qytetarët do të kenë mundësinë të reflektojnë mbi politikat e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...