“Jozi është burri i vetëm që pata këtë vit”, Loredana Brati flet edhe për Don Xhonin

Date:

Shpërndaje
Loredana Brati ka treguar më shumë për raportin me këngëtarin Don Xhoni, pas videove të publikuara në rrjete sociale ku ata shfaqen afër me njëri tjetrin. Po ashtu ka folur edhe për Jozin, me të cilin pati një romancë në shtëpinë e BBV 4.

Në emisionin “Shqipëria Live” ajo është shprehur se miqësia e tyre lindi nga një bashkëpunim që fatkeqësisht nuk u realizua dot.

“Ka lindur si një bashkëpunim, më ka kontaktuar vetë. Kemi ruajtur respekt për njëri-tjetrin. Nuk kemi pasur lidhje, vetëm ruajmë një respekt të madh. Nuk mund të flas keq, është shumë i edukuar, kënaqësi që e kam njohur dhe që ruaj kontakt. Bashkëpunimi nuk u realizua dot për fajin tim por të shohim në vazhdim”, tha Loredana.

Në lidhje me Jozin, ish-banorin e BBV 4 me të cilin ajo pati një lidhje, Loredana u shpreh se ai ishte i vetmi burrë me të cili pati një marrëdhënie dashurore gjatë këtij viti, dhe sot i uron suksese edhe pse ata nuk janë më bashkë.

“Ka disa marrëdhënie që nuk shuhen kollaj dhe besoj që unë dhe Jozi pavarësisht se jemi munduar të mërzisim njëri tjetrin, prapë emrat tanë kanë për tu lidhur gjithmonë. Është burri i vetëm që kam pasur këtë vit. E ka parë gjithë Shqipëria. U gëzova shumë për koncertet. I urojë suksese. Kemi pasur pak komunikim”, u shpreh ajo.

Loredana Brati

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Fatlume Popovci reveals how she is coping with the separation from her husband

The well-known singer Fatlume Popovci has recently shared with...

Tahiri: Kurti is afraid of elections; he sees the power of Vjosa Osmani

The AAK MP, Besnik Tahiri, in the program “Click”...

Mimoza Kusari-Lila: Maximum fuel price from tomorrow: €1.54 for diesel and €1.36 for gasoline

MINT Minister, Mimoza Kusari-Lila, stated that starting tomorrow the...

“I have other information about you…” – Rogerti argues with Selin

“Is this how you’re going to climb the stairs...