Osmani: Disa shtete të BE-së po bllokojnë heqjen e masave ndaj Kosovës

Date:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është prononcuar për media, gjatë Samitit të Brdo-Brijunit në Durrës.

E para e shtetit foli për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, dhe tha se disa shtete anëtare janë bllokuese të heqjes së këtyre masave,.

“Reformat e thella që institucionet tona kanë ndërmarrë përgjatë viteve të fundit në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet që ne të ecim përpara, përfshirë edhe linjëzimin 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian”.

“Fatkeqësisht përkundër të gjitha këtyre reformave, Kosova mbetet ende nën sanksionet e Bashkimit Evropian, për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të jap një arsye se pse janë ende në fuqi, edhe pse të gjitha kushtet që ishin vendosur me Marrëveshjen e Bratisllavës janë plotësuar, dhe njëkohësisht aplikacioni ynë është dorëzuar për anëtarësim qysh në vitin 2022. Deri tani për shkak të disa shteteve anëtare as nuk është mandatar Komisioni Evropian për t’u marr me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, tha Osmani.

“Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të shtyrë përpara, apo përkrahu rnjë shtet apo jo”.

Sipas Osmanit, nëse ky proces do të ishte i bazuar në merita, ajo thotë se Kosova do të ecte shumë përpara dhe do të ishte shumë afër anëtarësimit.

“Ne kërkuam mbështetjen e Kroacisë dhe Sllovenisë, që edhe më shumë ta rrisin mbështetjen për Kosovën”, tha tutje ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...

Miri Has Been Chosen as the New Leader of the House by Televote

Armir Shahini – Miri has been chosen as the...