Arbana lë pa fjalë babain me suprizën në dasmën e vëllait

Date:

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar ditë të mbushura me gëzim, emocione dhe kujtime të paharrueshme. Shkak për këtë atmosferë festive është bërë martesa e vëllait të saj, Sidritit, një ngjarje që mblodhi rreth vetes të afërm, miq dhe fytyra të njohura të ekranit si Xhemi Shehu e Eno Popi.

Por, siç shpesh ndodh në raste të tilla, momentet më të bukura nuk qëndrojnë gjithmonë te protokolli i dasmës, por tek ato çaste të papritura që prekin zemrën.

Përmes postimeve në rrjete sociale, Arbana ka ndarë një sekuencë që ka bërë xhiron e internetit dhe ka marrë mijëra reagime nga ndjekësit. Në mesin e festës, është zbuluar surpriza e menduar prej saj me shumë dashuri për babain e familjes. Moderatorja ka treguar se kjo dasmë nuk ishte thjesht një celebrim për Sidritin dhe partneren e tij, por edhe një dhuratë e madhe për të atin. Ajo ka rrëfyer se gjithçka ishte organizuar “fiks për qejfin e tij”, duke i dhuruar një moment të paharrueshëm.

Pika kulmore ka ardhur kur në sallë është shfaqur i ftuari special – këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha. Me një energji të veçantë, ai ka hyrë në skenë për të kënduar “Hajredin Pasha”, këngën e preferuar të babait të Arbanës. Në atë çast, sytë e të gjithëve ishin te buzëqeshja dhe emocionet e sinqerta të tij, ndërsa të pranishmit kanë shoqëruar këngën me duartrokitje dhe kërcim.

Pamjet nga ky moment janë bërë virale në pak orë, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale. Mes komenteve dhe urimeve të shumta, ndjekësit kanë vlerësuar gjestin si shembull të dashurisë familjare që shprehet me vepra, jo vetëm me fjalë. Ky episod i vogël, por me peshë të madhe emocionale, rikujton se në fund të ditës, janë kujtimet dhe dashuria që mbeten më gjatë se çdo luks tjetër. /Prive By Liberta Spahiu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Oil prices fall on international markets, but the news is not good for consumers

The sharp rise in oil prices caused by the...

Iran to women footballers: “Return home, we are waiting for you with open arms”

A senior Iranian official said they are being “held...

Are there feelings between Miri and Selini? The duo speak without filters

The relationship between Miri and Selini has been one...

Daily Horoscope for Today

Aries You should be very careful about the problems that...