Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor 

Date:

Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetërore.

Atë të kryeministrit në detyrë dhe pozitën e deputetit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse, sipas njohësve të sistemit juridik e kushtetues në vend, ky veprim i tij është tërësisht joligjor.

Madje sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, çdo vendim i marrë nga Kurti pas datës së certifikimit si deputet, do të hidhet poshtë sapo të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin. Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani në Rubikon të Klan Kosovës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Mimoza Kusari-Lila: Maximum fuel price from tomorrow: €1.54 for diesel and €1.36 for gasoline

MINT Minister, Mimoza Kusari-Lila, stated that starting tomorrow the...

“I have other information about you…” – Rogerti argues with Selin

“Is this how you’re going to climb the stairs...

Arbërie Nagavci: Vetëvendosje was convinced that Glauk Konjufca has more votes in the Assembly than Vjosa Osmani

Arbërie Nagavci: Vetëvendosje was convinced that Glauk Konjufca has...

“You’re using your sister-in-law…” – Greta argues with Brikena

“You’re using Mateo even though you won’t have anything...