KEK-u njofton prodhuesit vendor se i nuk i furnizion me rrymë nëse nuk lidhin kontrata

Date:

Korporata Energjetike e Kosovës u është drejtuar bizneseve prodhuesve vendore se nëse nuk lidhin kontratë me ta si Furnizues të Mundësisë së Fundit atëherë edhe nuk do t’i furnizojë me rrymë.

“Në asnjë rrethanë KEK nuk ka deklaruar se ky furnizim do të vazhdojë pavarësisht nëse kontratat si FMF lidhen apo jo. Është theksuar qartë se bëhet fjalë për një obligim të përkohshëm ligjor, dhe jo për ndonjë garanci afatgjate furnizimi”.

Njoftimi i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dëshiron të sqarojë opinionin publik se, gjatë takimit të fundit me përfaqësues të bizneseve nga: Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit dhe Shoqata e Prodhuesve Brenda OEK, është theksuar se KEK, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka obligim ligjor të furnizojë konsumatorët për një periudhë maksimale deri në 60 ditë si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF).

Në asnjë rrethanë KEK nuk ka deklaruar se ky furnizim do të vazhdojë pavarësisht nëse kontratat si FMF lidhen apo jo. Është theksuar qartë se bëhet fjalë për një obligim të përkohshëm ligjor, dhe jo për ndonjë garanci afatgjate furnizimi.

KEK gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, sipas rregullores së ZRRE-së dhe legjislacionit në fuqi, nga data 01.06.2025 ka filluar automatikisht furnizimi me energji për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lire dhe te cilet nga kjo date jane shkyqur nga KESCO si FSHU.

Gjithashtu, KEK ka kërkuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të bizneseve që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre për nënshkrimin sa më të shpejtë të kontratave me KEK-un si FMF, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm për sektorin energjetik të zhvillohet me sukses, pa ndërprerje dhe në përputhje me kornizën ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Police Arrest Gjesti – Here’s the Reason

Insajderi newspaper has learned that Besart Kelmendi, known as...

Artani and Brikena: A Heated Clash in Big Brother VIP Albania

Today, the house of “Big Brother VIP Albania” turned...

“Is Egli Tako in a relationship with the former Big Brother contestant?”

Egli Tako seems unable to escape the curious eyes...