back to top
March, 13, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiZyrtari policor 21-vjeçar u qëllua aksidentalisht me armë nga një i mitur,...

Zyrtari policor 21-vjeçar u qëllua aksidentalisht me armë nga një i mitur, i plagosuri po trajtohet në QKUK – i dyshuari u arrestua

Një zyrtar policor, 21 vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri sot nga një i mitur  në poligonin e gjuajtjes në Novobërd, shkruan GazetaDemos.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për GazetaDemos se menjëherë pas ngjarjes në vendin e incidentit kanë dalë njësitet relevante të policisë për të kryer hetimet e para.

 “ Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne  poligonin e  gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është  plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë.
Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një prerson që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtëjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.


Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi Hashani për Demos.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit