Bleona Qereti i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Arian Çanit pasi gazetari i njohur i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, komentoi paraqitjen e këngëtares në ceremoninë e betimit të Donald Trump.
Ndërsa theksoi se nuk e ka mike këngëtaren, Çani tha para disa ditësh se Bleona mund të jetë prezente në ngjarje si ajo e betimit të Trump-it, për të krijuar përshtypjen se është në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, por sipas tij, kjo është një taktikë për të mbajtur mendjen e publikut dhe për të krijuar një imazh të shndritshëm.
Pas këtyre deklaratave ka ardhur sot reagimi i Bleonës e cila tha:
O Arian Çani përveçse je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe në emisionet e tua siç e ke pohuar vetë në të gjitha portalet, je një vemje pabukse që nuk të merr me asnjë televizion në punë. Jam e vetëdijshme se me këtë video po të bëj nder se do kapësh gazetat e portalet prapë, por në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese, ordinere si puna jote duhet t’u ulesh në nivelin e tyre që t’u flasësh me gjuhën që kuptojnë.