back to top
November, 10, 2025
spot_img
BallinaLajmeThellohet tragjedia e zjarrit në Maliq: Pas nënës dhe vëllait, vdes edhe...

Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq: Pas nënës dhe vëllait, vdes edhe 6-vjeçarja që kishte plagë të rënda

- Advertisement -

Ka vdekur gjashtëvjeçarja nga Maliqi, e cila ishte e shtruar prej ditësh në spital pas zjarrit tragjik që kishte shpërthyer në banesën e familjes së saj, ku mbetën të vdekur nëna e saj, Merjeme Hazisllari, dhe vëllai, Luka

Top Channel shkruan se zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine.

Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, jashtë banesës janë gjetur dy fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.

Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.

Sipas Tch-së, vajza ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -