back to top
January, 14, 2025
spot_img
BallinaMusic“Situata është shumë më dramatike”, analisti rrëfen takimin me Parashqevi Simakun: Jam...

“Situata është shumë më dramatike”, analisti rrëfen takimin me Parashqevi Simakun: Jam i tronditur!

Analisti Arjan Curri ka zhvilluar një vizitë disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun.

jatë një interviste për emisionin “Top Story”, Curri ka ndarë me publikun shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë shëndetësore të këngëtares.

“Pashë që për Parashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati-gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të hesht, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.

Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.

Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihen shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”, u shpreh Curri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit