Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.

Radha për të dhënë emrat i erdhi Gresës, e cila tha se nuk e meriton Sara dhe Leo.

Sipas saj, nuk mund të arrish në finale pa ‘asnjë therrë në këmbë’, transmeton klankosova.tv.

Ajo tha se Leo ka edukatë por duke qenë vetëm i tillë nuk mund të shkoj në finale, ndërsa për Sarën tha se ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi ka pritur nga ajo argumente të forta në debate.