Shtëpi Publike apo Big Brother? Skena të nxëhta mes Bias dhe dy banorëve të shtëpisë

Skena aspak të hijshme janë parë së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, duke hapur debat të gjerë mbi kufijtë e etikës në një format që transmetohet për publikun e gjerë.

Bia Khalifa, e njohur për profesionin e saj si modele në platformën OnlyFans, është shfaqur në skena tejet provokuese me dy prej banorëve të shtëpisë.

Skena e parë është zhvilluar me Edi Kuçin, ndërsa e dyta me Ardit Stafën, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale dhe opinion publik.

https://fb.watch/E2iB_jXPvj

Këto pamje, që për shumëkënd kalojnë kufirin e argëtimit televiziv, ngrenë pikëpyetje serioze mbi drejtimin që po merr ky format: a po shndërrohet Big Brother në një spektakël +18 për hir të klikimeve dhe shikueshmërisë?

Në një shoqëri ende konservatore si Kosova, ku televizioni ndiqet nga të gjitha grupmoshat, lind pyetja e madhe:A është Kosova gati për këto skena, apo televizioni po ecën më shpejt se vetë publiku?

https://www.facebook.com/share/r/1AHanQx26F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *