Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka ftuar qeverinë e vendit që “të ndal presinin ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njejtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, sepse sipas tij, çdo vendim apo autorizim nga ushtruesit e detyrave është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe përbën shkelje të rëndë”.
E plotë:
Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës, të ndal presionin ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njejtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, çdo vendim apo autorizim nga ushtruesit e detyrave është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe përbën shkelje të rëndë.
Andaj, ftojmë shërbyesit civil në këto pozicione të mos bien pre e këtyre presioneve sepse do të ballafaqohen me pasoja për të cilat do të merren institucionet e drejtësisë.