Presidenti i Federatës kishte udhëtuar në Zvicër dhe e kishte takuar portierin kosovar që ta bind për ta veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës
Sot mediat zvicerane raportuan se Saipi ka pranuar t’i bashkohet Kosovës.
24-vjeçari për shumë kohë kishte qenë zgjedhja e parë e portës për grupmoshat U21 të Zvicrës, teksa edhe përzgjedhësi Murat Yakin e kishte ftuar disa herë tek kombëtarja A.
Saipi i lindur në Schaffhausen ka pasaportë të dyfishtë, por që shkaku i konkurrencës së madhe tek Zvicra nuk ia doli që të gjejë hapësirat e nevojshme.
Saipi aktualisht është portieri i parë i skuadrës së Luganos në kampionatin zviceran. /Ballkani.info