Një incident është raportuar ditën e sotme në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Aty dyshohet se ka kërcitur grushti në mes të sekretarit të kësaj ministrie Xheladin Krasniqit, dhe një zyrtari Miftar Latifit.
Sipas mediave Krasniqi është dërguar në stacionin policor.
Nuk dihen arsyet apo se si ka ndodhur kjo ngjarje.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve dhe konfirmimit.