back to top
January, 16, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiRahovec: 14-vjeçari kapet me armë në dorë, intervenon Policia

Rahovec: 14-vjeçari kapet me armë në dorë, intervenon Policia

Share
Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve.

Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të moshave të reja.

Një rast i tillë është zbuluar të enjten Rahovec, ku Policia ka kapur një të mitur, që posedonte armë ilegale.

Bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me pistoletë në dorë, në afërsi të sallës së sportit.

Pas intervenimit të Policisë, arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në prani të prindit.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit