back to top
January, 8, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiPrej 105 kërkesave, një i burgosur e pret faljen nga Vjosa Osmani

Prej 105 kërkesave, një i burgosur e pret faljen nga Vjosa Osmani

Për tri vite me radhë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është treguar ‘dorështrenguar’ në lidhje me të drejtën e saj kushtetuese që t’i fal të burgosurit.

Tash që po hymë në vitin e katërt, a do të shfrytëzojë kësaj radhe Osmani këtë të drejtë?

Ja cfarë thanë nga presidenca për Gazetën Nacionale në lidhje me këtë.

Deri më tani në adresën e presidencës, për vitin 2024, kanë arritur gjithsej 105 kërkesa nga të burgosurit për falje.

Nga presidenca kanë bërë të ditur se këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.

Ndër të tjera është bërë gjithashtu e ditur se gjithsej janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë.

Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një (1) të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.” – Bekim Kupina – këshilltar për media në presidencën e Kosovës.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për Gazetën Nacionale se do të ishte lajm i mirë nëse këte vit presidentja do të ndryshonte këtë praktike.

Në bazë të ligjit të aplikueshëm është e drejtë e personave që janë në vuajtje të denimit të parashtrojnë kërkesë për falje të denimit, përderisa ligji e përcakton se është në diskrecion të Presidentes për të ushtruar të drejtën e saj për falje të një pjese të denimit të mbetur. Si IKD e kemi potencuar vazhdimisht se edhe përkundër se ligji nuk e obligon Presidenten për të shfrytëzuar këtë të drejtë por mbetet në diskrecionin e saj të plotë për të zbatuar këtë të drejttë në praktikë, do të ishte gjithmonë lajm dhe praktikë e mirë nëse Presidentja të ndryshonte praktikat e deritanishme. Kjo do të ndikonte te personat më vuajtje të denimit se nëse të njejtit kanë sjellje shembullore në qendrat korrektuese, do të punonin në rehabilitim për tu kthyer si qytetar të dobishëm në shoqëri do të mund të shpërblehen. Ky do ishte motiv shtesë për të njejtit që të ndjekin rregullat e shtëpisë në shërbimin korrektues dhe në të njejtën kohë do të zbatohej mëshira e shtetit përmes Presidentes për qytetarët që në një fazë të jetës kanë bërë gabim dhe për këtë janë denuar. Sigurisht, falja duhet të zbatohet vetëm për veprat penale që e lejon ligji I aplikueshëm dhe ndaj personave të cilët e deshmojnë përmes procesit të faljes se e meritojnë këtë të drejtë.”

Nacionale gjithashtu ka kontaktuar edhe me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Bexhet Shala nga ky isntitucion ka thënë se presidentja në mënyrë flagrante po i shkelë të drejtat të burgosurve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit