back to top
February, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiSuspendohen tre zyrtarë policorë, dyshohen për pjesëmarrje në aktivitete politike

Suspendohen tre zyrtarë policorë, dyshohen për pjesëmarrje në aktivitete politike

Policia e Kosovës i ka suspenduar tre zyrtarë policorë, një kolonel, një major dhe një rreshter policor.

sipas policisë, suspendimi i zyrtarëve policorë është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, për të cilat thanë se bien ndesh me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të policisë.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, si institucioni kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

“Me qëllim të ruajtjes së besimit të publikut, ruajtjes së imazhit të Policisë si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe profesionalizmit të saj, duke shërbyer në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, thuhet në reagimin e policisë

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit