Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Morinë të Gjakovës, ku është shkrepur arma dhe për pasojë është plagosur një person.
Sipas Sinjalit dhe informacioneve të para, personi që u qëllua dyshohet se ka qenë cak i personave të dyshuar për përfshirë në këtë rast.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.