Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një paraqitje të pazakontë, larg stilit të saj të përditshëm.
Kësaj herë Nora ka zgjedhur të veshë një kostum tradicional shqiptar, me të cilin ka realizuar një set fotograifk.
Nora shfaqet me një veshje të bardhë tradicionale të zbukuruar me motive artizanale dhe elementë të arit që theksojnë trashëgiminë kulturore shqiptare.

Veshja përfshin një jelek të punuar me detaje të imëta floriri, një brez të qëndisur dhe një fund të gjatë.
Ajo e ka kompletuar pamjen me aksesorë tradicionalë si monedhat e vendosura në ballë dhe vathët karakteristikë.
