back to top
November, 10, 2025
spot_img
BallinaLajmeNjohja nga Siria, Haradinaj: Bashkëpunimi me aleatë sjell rezultate të jashtëzakonshme, vlerësoj...

Njohja nga Siria, Haradinaj: Bashkëpunimi me aleatë sjell rezultate të jashtëzakonshme, vlerësoj punën e Presidentes

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si rezultat të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë

Ai ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani në këtë arritje, që e çon numrin e njohjeve të Kosovës në 120 shtete.

Haradinaj theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah botës demokratike dhe aleatëve të saj.

Postimi i plotë:

Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona.


- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -